Serie A vjen sërish në fundjavë në Oversport dhe Tibo, spikat supersfida Milan-Roma

Viti 2023 nisi me spektakël, gola dhe rezultate shumë interesante në kampionatin italian. Napoli pësoi humbjen e parë sezonale në “San Siro” dhe tashmë lufta për titullin kampion është më e hapur se kurrë, pasi diferenca mes kryesuesve dhe ndjekësve më të afërt është zvogëluar në vetëm 5 pikë.

Nuk ka më pushime për skuadrat e Serie A që në fundjavë do të zbresin sërish në fushë për të luajtur ndeshjet e javës së 17-të, që do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Kjo javë do të jetë e ndarë në 3 ditë. Të shtunën do të luhen 3 takime të kampionatit italian. Dita nis me derbin Fiorentina-Sassuolo, mbasdite Juventusi do të presë në shtëpi Udinesen, ndërsa në mbrëmje Interi udhëton drejt Monzas për tu ndeshur me skuadrën vendase.

5 takime të Serie A do të vijnë në ekranin e Oversport dhe Tibo të dielën e 8 janarit. Dita nis me sfidën Salernitana-Torino, vazhdon me takimin Sampdoria-Napoli dhe kulmon me supersfidën Milan-Roma.

Java e 17-të do të mbyllet të hënën me takimet Verona-Cremonese dhe Bologna-Atalanta. / Oversport.tv