Serie A “zjarr” në Oversport sot: Nxehjen e bën Lazio, Napoli-Inter supersfida

Serie A rikthehet në ekranet e shqiptarëve, atyre në Shqipëri dhe Kosovë, përmes Oversport dhe sot në program janë tre duele, në të cilat pritet luftë e fortë sportive. Takimi i parë është ai i orës 15:00, mes skuadrës së Lazios dhe Bolognës.

Të besuarit e Maurizio Sarrit duan të lënë pas humbjen në Kupë me Milanin dhe tre pikët sot janë shumë të rëndësishme për vazhdimësinë dhe objektivat. Elseid Hysaj do të paguajë ndeshjen e dobët ndaj kuqezinjve dhe këtë herë do të jetë në stol, kurse Strakosha rikthehet titullar.

Formacionet e mundshme të Lazio-Bologna

Sigurisht që ndeshja më e shumëpritur e Serie A këtë javë është Napoli-Inter. Në Itali dhe në vendin tonë nga ora 18:00 dytë do të ngulen para TV-ve, për të parë një duel titulli. Diferenca momentalisht është një pikë, por me Interin që duhet të luajë edhe sfidën e prapambetur me Bolognën.

Skuadra e Spalleti do bëjë ccmos të fitojë sot dhe ta bëjë edhe më interesante garën për titullin kampion, ndërkohë që një sy nga kjo ndeshje e kanë edhe Milani e Juventusi. Sa u takon rreshtimeve të skuadrave, Sport Mediaset i sjell si më poshtë:

Formacionet e mundshme te Napoli-Inter

Dueli që përmbyll këtë javë është ai mes Torinos dhe Venezias. Ekipi i Juric është i dënuar të rikthehet te tre pikët, edhe pse nuk shikohet si një nga ekipet që e rrezikon zonën e ftohtë. Kundër Venezia është momenti për të fituar, edhe pse këta të fundit kanë treguar se mund t’u hapin probleme të gjitha ekipeve.

Formacionet e mundshme te Torino-Venezia

/ oversport.tv