Sërish pazar te Teuta, Kastrioti afron sulmuesin anësor

Kastrioti ka bërë një tjetër afrim në merkato. Pas vëllezërve Selmani, një tjetër lojtar i Teutës ka zgjedhur t’u bashkohet krutanëve.

Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, Silvio Zogaj, i cili gjatë javës së kaluar tentoi kalimin te Ballkani në Kosovë.

Ditën e sotme ai është zyrtarizuar te Kastrioti dhe për trajneri Emiljano Çela do të ketë një tjetër lojtar sulmues në dispozicion.

Zogaj për herë të parë në Abissnet Superiore është aktivizuar me Luftëtarin, për të kaluar më pas te Lacci, Vllaznia dhe Teuta ku u shpall kampion sezonin e shkuar. / oversport.tv