Sërish vendimtar për Granadan, Uzuni gjen golin e 20-të sezonal në kampionat

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit Myrto Uzuni vazhdon të shkëlqejë në Ligën e dytë spanjolle, ku shënon javë pas jave gola me peshë për skuadrën e Granadas.

Bomberi kuqezi ka zhbllokuar sfidën ndaj Albacete, duke shënuar golin e parë për skuadrën e tij në pjesën e parë. Ky ishte goli i 20-të sezonal për Uzunin, që kryeson i vetëm renditjen e golashënuesve në kampionat.

Granada fitoi në transfertë 2-1 dhe pas këtij suksesi ngjitet në vendin e dytë në renditje dhe qëndron vetëm një pikë larg kryesuesve të Eibarit. Uzuni është një nga protagonistët kryesor të skuadrës, që po jep një kontribut të çmuar në ngjitjen direkte në elitën e futbollit spanjoll. Sulmuesi u largua nga fusha në në minutën e 79-të. / Oversport.tv