Sevilla bën hap fals, Sociedad i bashkohet Realit e Atleticos në krye

Sevilla nuk ia del të përfitojë dhe të bashkohet me Realin, që ndan kreun edhe me Atletico Madrid dhe Real Sociedad.

Skuadra nga Andaluzia u mposht 0-1 nga Granada dhe mbetet tre pikë (14 pikë, një ndeshje më pak) pas ekipeve të kreut.

Rochina me golin e shënuar i dha tre pikët skuadrës së Granada. Veç Sevilla, edhe Real Sociedad nuk përfitoi dot. Baskët mund të ishin të parët, por barazuan me Getafe në transfertë.

Sot festoi skuadra e Villareal, që likuidoi me rezultatin e pastër 2-0 kundër Betis. Danjuma ishte ai që ndëshkoi dy herë skuadrën mike dhe i dha pikët e plota “Nëndetëses”.

LALIGA – JAVA 8
Getafe-Real Sociedad 1-1
Shënues:
Ramirez 40’ / Oyarzabal 68’
Villareal-Betis 2-0
Shënues:
Danjuma 45+1’, 69’
Granada-Sevilla 1-0
Shënues:
Rochina 25’

/ oversport.tv