Sevilla ia ka dalë të marrë tre pikë të arta kundër Atletico Madrid me rezultatin e ngushtë 2-1, duke mbajtur diferencën prej pesë pikësh me Realin e vendit të parë.
Skuadra nga Andaluzia triumfoi në fund, pasi Felipe kishte baraspeshuar më parë golin e realizuar nga Rakitic në minutën e shtatë.
Ocampos ishte heroi i Sevilla, pasi e gjeti rrugën e rrjetës një minutë para përfundimit të kohës së rregullt dhe i dha tre pikët skuadrës së tij, që u rrezikua shpesh nga Atletico Madrid.
LALIGA – JAVA 18
Sevilla-Atletico Madrid 2-1
Shënues: Rakitic 7′, Ocampos 89′ / Felipe 33′
/ oversport.tv