Borussia Dortmund ka dështuar kundër Borussia M’Gladbach, kurse në Spanjë Sevilla është ngjitur në vendin e dytë pas fitores 2-0 të arritur kundër Espanyol në shtëpi.
Verdhezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-0 në transfertë. Zakaria e ndëshkoi skuadrën e Dortmund në pjesën e parë dhe më pas rezultati nuk ndryshoi deri në fund.
Kjo humbje i hoqi mundësinë miqve të kapnin vendin e dytë në renditje, pas humbjes që pësoi skuadra e Ëolfsburg kundër Hoffenheim.
Për të kaluar në LaLiga, Sevilla ka bërë detyrën kundër Espanyol që kishet aktivizuar nga minuta e parë mesfushorin e kombëtares shqiptare, Keidi Bare.
En Nesyri e zhbllokoi ndeshjen pas pak më shumë dhjetë minuta lojë, kurse Rafa Mir tre minuta nga fundi realizoi golin që i dha fund këtij dueli.
BUNDESLIGA (JAVA 6) E LALIGA (JAVA 7)
Borussia M’Gladbah-Dortmund 1-0
Shënues: Zakaria 37’
Sevilla-Espanyol 2-0
Shënues: En Nesyri 13’, Mir 87’
/ oversport.tv