Sevilla parakalon Atletico Madrid, Vallecano triumfon pas 13 ndeshjesh

Sevilla është rikthyer te fitorja pas humbjes kundër Real Madrid. Skuadra nga Andaluzia mposhti me rezultatin 3-2 skuadrën e Levante, që kishte mundur më parë me “poker” Granadan e Myrto Uzunit.

Festa u është prishur shpejt, pasi që në pjesën e parë i ndëshkoi pa u bërë 30 minuta lojë Corona. Ish-lojtari i Portos shënoi dy gola të shpejtë, ndërkohë që Levante kishte barazuar përkohësisht me një penallti të Morales.

Ky i fundit ishte protagonist në minutën e 71-të, kur kishte një tjetër penallti në favor dhe e çoi topin jashtë, pa mundur ta çojë ndeshjen në barazim 2-2. Sevilla më pas realizoi golin e tretë me Kounde, kurse Soldado i ngushtoi shifrat në 2-3.

Takimi tjetër i luajtur ishte ai mes Espanyol dhe Rayo Vallecano, që përfundoi 0-1. Skuadra e Ivan Balliut (mungonte pasi ishte ndëshkuar me karton të kuq) u kthye te fitorja pas 13 ndeshjes dhe mori tre pikë shumë të vlefshme që e mbajnë disi larg zonës së ftohtë. Në fushë për 45 minuta ishte edhe Keidi Bare për Espanyol dhe në pushim të ndeshjes u zëvendësua. / oversport.tv

LALIGA – JAVA 33

Espanyol-Rayo Vallecano 0-1
Shënues:
Guardiola 42’

Levante-Sevilla 2-3
Shënues:
Morales 22’, Soldado 87’ / Corona 14’, 27’, Kounde 81’

Foto: Sevilla Futbol Club, Twitter