Sevilla sheh dritë në fund të tunelit, mposht Getafen dhe del nga zona e ftohtë

Sevilla mposht Getafen me rezultatin e ngushtë 2-1 dhe rikthehet te fitorja në La Liga pas tetë javësh. Sfida e qetë nga të dyja krahët që studiojnë lojën e njëra-tjetrës. Duhet të vijë minuta e 36-të që të prishen ekuilibrat me andaluzianët që kalojnë në avantazh me anë të golit të Marcos Acuna.

Pas pesë minutash Getafe u përgjigj me një gol nga Enes Unal, por shumë shpejt u akordua pozicion jashtë loje nga gjyqtari. Pjesa e parë u mbyll në avantazhin minimal të vendasve.

Në të dytën është sërish Sevilla që kësaj radhe realizon me Rafa Mir dhe shkon disi më e qetë drejt fitores. Megjithatë Getafe e tha fjalën e fundit me Borja Mayoral i cili ngushtoi shifrat e takimit në 2-1.

Sevilla arriti të marrë fitoren e parë në La Liga pas tetë javësh kampionat dhe del nga zona e ftohtë e tabelës. Getafe mbetet në vendin e 13-të të klasifikimit me 17 pikë të grumbulluara. /oversport.tv

Foto: Sevilla FC, Facebook