Sevilla shkarkon Lopeteguin, mungon vetëm zyrtarizimi i Jorge Sampaolit

Fillimi shumë i keq i sezonit në kampionat dhe disfata e thellë shtëpiake 1-4 përballë Borussia Dortmund në Champions, i ka kushtuar vendin e punës trajnerit Julen Lopetegui.

Sevilla njofton se ka shkarkuar teknikun për shkak të rezultateve të dobëta. Lopetegui bëri shumë mirë në 3 sezonet e para në krye të pankinës së klubit andaluz, por këtë vit skuadra ka performuar nën prishmëritë.

Klubi spanjoll ka zgjedhur edhe pasardhësin e Lopeteguit dhe bëhet fjalë për një njohje të vjetër: Jorge Sampaoli, që ka drejtuar Sevillan edhe në sezonin 2016-2017. / Oversport.tv

Foto: sevillafc.es