Sezon fantastik i sulmuesit shqiptar, Vrioni fiton “Këpucën e artë” në Austri

Ndonëse nuk ka arritur të shkojë në Conference League, sepse Tiroli i tij është mposhtur 2-0 nga Rapidi i Vjenës në finalen e Play Off-it, Xhakomo Vrioni ka mbyllur në mënyrën më të mirë këtë sezon në Bundesligën austriake.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka mbyllur kampionatin në kuotën e 19 golave, po aq sa Karim Adejemi I Salzburg, dhe është shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit.

Bomberi kuqezi ka arritur të thyejë rekordin e vendosur nga Hamdi Salihi 11 vite më parë, pasi shkodrani ishte ndalur në kuotën e 18 golave me fanellën e Rapidit. / Oversport.tv

Foto: Giacomo Vrioni Twitter