Sezon fantastik me Sevillan, Navas shpallet lojtari më i mirë i Europa League

Jesus Navas është shpallur lojtari më i mirë i Europa League për këtë sezon. Pas triumfit të Sevillas në finale, mbrojtësi 37-vjeçar ka marrë çmimin më të rëndësishëm individual nga ky kompeticion.

Faqet zyrtare të Europa League e kanë bërë të ditur vetë lojtarin më të mirë të këtij kompeticioni. Navas ishte padyshim nga më të mirët në formacionin e Mendilibar që triumfoi në finale ndaj Romës pas goditjeve të penalltive.

Në 9 paraqitje në këtë sezon të Europa League, Navas ka arritur të asistojë 3 herë për shokët e tij të ekipit. Krosimi më i rëndësishëm i mbrojtësit 37-vjeçar, ishte ai në finale ndaj Romës ku Mancini devijoi topin në portën e tij. /oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by UEFA Europa League (@europaleague)

Foto: Sevilla FC, Facebook