Sezon spektakolar me Napolin, rritet në treg vlera e Rrahmanit

Amir Rrahmani u transferua nga Verona drejt Napolit në vitin 2020 për 14 milionë euro dhe rritja e tij ka qenë e jashtëzakonshme. Ai është shembulli më i mirë i politikës së Veronës për blerjen e të rinjve dhe përmirësimin e vlerës së tyre.

Nga ana tjetër, vihet re në dukje rritja e madhe që ka pasur në këtë sezon nën drejtimin e Luciano Spallettit. Rrahmani tani vlerësohet afro 18 milionë euro dhe po luan me vazhdimësi.

Përkrah Koulibaly duket një mbrojtës i pakalueshëm dhe presidenti De Laurentis as që nuk e çon ndërmend ta shesë apo ta largojë. Kapiteni i Kosovës është vetëm njëri prej futbollistëve që ka pasuar rritje të vlerës në treg, falë performancave individuale dhe ato të gjithë skuadrës.

Napoli është në vendin e parë të kampionatit italian bashkë me Milanin dhe Rrahmani ka dhënë kontribut me dy gola. Ka gjetur rrugën e rrjetës kundër Fiorentinës dhe Udineses në fitoret 1-2 dhe 0-4./Oversport.tv