Sezoni i ri i Premier League, kalendari dhe datat e kampionatit anglez

Premier League angleze ka publikuar datat e kalendarit të sezonin 2022/23. Kampionati anglez i futbollit do të starotojë në 5 gusht dhe sfida e parë e sezonit të ri do të jetë Crystal Palace-Arsenal.

Një ditë më pas është radha e Liverpool, Tottenham dhe Chelsea për të zbritur në fushë për të zhvilluar ndeshjet respektive.

Java e parë do të mbyllet në datën 7 gusht dhe në fushë do të zbresin 2 skuadrat e Mançesterit për të zhvilluar ndeshjet respektive.

Në 12 nëntor do të nisë një periudhë pushimi për shkak të Kupës së Botës dhe kampionati do të rinisë në 26 dhjetor, me ndeshjet e “Boxing Day”. / Oversport.tv

Foto: Premier League Twitter