Sfida Atalanta-Roma mbyll javën e 31-të të Serie A, emocionet e këtij takimi vijnë në Oversport dhe Tibo

Takimi Atalanta-Roma në orën 20:45, është sfida që do të mbyllë javën e 31-të të Serie A në Oversport dhe Tibo. Verdhekuqtë do të udhëtojnë në një transfertë të vështirë ku kryefjala është një vend për në Europë.

Momentalisht, skuadra e Mourinhos gjendet në vendin e katërt të renitjes me 3 pikë më pak se Juventusi që u mund nga Napoli. Në rast të një triumfi sot ndaj Atalantës, Roma do të barazonte me pikë bardhezinjtë dhe do të ishte dy pikë larg vendit të dytë, Lazios.

Nga ana tjetër, Atalantë pozicionohet në vendin e 7-të të klasifikimit me 49 pikë të grumbulluara. Përpara bergamaskëve në renditje është Interi në vendin e gjashtë me 5 pikë më shumë se ta.

Në rast se të besuarit e Gasperinit do të merrnin një fitore në shtëpi ndaj Romës, do të gjendeshin vetëm 4 pikë larg zonës Champions. /oversport.tv

FORMACIONET E MUNDSHME: