Sfida ndaj Dudelange, Tirana dërgon listën e lojtarëve në UEFA

Tirana po vazhdon përgatitjet për sfidën e Champions League përballë Dudelange. Kryeqytetasit kërkojnë kualifikimin, ndërsa kanë dërguar në UEFA edhe listën me lojtarët që do të jenë në dispozicion.

Kështu, në listën e publikuar nga faqja zyrtare e UEFA-s, bien në sy edhe afrimet e reja të klubit bardheblu që duket se do të jenë të gatshëm për të përfaqësuar fanellën bardheblu në arenën ndërkombëtare.

Tirana do të ndeshet në Luksemburg përballë Dudelange në sfidën e parë të kualifikueseve në Champions League më 6 korrik. Sfidën mund ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. /oversport.tv

Lista e plotë:

Portjerë: Ilion Lika, Tomas Kiri, Visar Bekaj

Mbrojtës: Tosevski, Iseni, Najdovski, Ismailgeci, Përgjoni, Behatriche, Nuri, Zhivanaj

Mesfushorë: Aleksi, Hila, Totre, Limaj, Qefalia

Sulmues: Hasani, Bytyqi, Gjumsi, Xhixha, De Silva Seferi