Sfida nga Juventusit, Semak: Ndeshje e vështirë, por kërkojmë tre pikët

Sfida e nesërme ndaj Juventusit është ndoshta bileta e fundit që Zenit ka për të luajtur një shans më shumë në mënyrë që të kalojë grupet. Në prag të kësaj sfide, trajneri i rusëve, Sergej Semak ka dalë në konferencë për shtyp, ku ka komentuar gjendjen e dobët që Juventusi po kalon, situatën në ekipin e tij dhe dëshirën për të marrë sa më shumë pikë nga ky takim.

ZENIT- “Kruglovoy dhe Malcom kanë 24 orë për t’u vlerësuar, për të kuptuar nëse do të luajnë ose jo. Douglas Santos është jashtë, pastaj të tjerët të shohim. Ne do të përshtatemi me Juventusin. Në Champions League ata kanë treguar se janë në gjendje të mirë. Tani  duhet të sjellim pikë në shtëpi, duhet të kërkojmë për të fituar, do të shohim se si ata luajnë dhe do të përpiqemi të përshtatemi”.

SITUATA E JUVENTUSIT- “Është e vështirë të thuash nëse këto ndeshje do t’i motivojnë apo demotivojnë ata. Mund të lindin shumë pikëpyetje, por nuk e di nëse do të ndikojë situata. Në Champions League, Juve po bën shumë mirë. nuk kam asgjë tjetër për të shtuar”.

SFIDA E NESËRME- “Le të flasim për atë që mund të ndodhë, duke parë pikët situata nuk është më e mira. Gara e nesërme do të jetë vendimtare, shpresojmë të marrim sa më shumë pikë”. /oversport.tv