Ndeshja më e rëndësishme e ditës së sotme është padiskutim përballja Fiorentina-Inter në stadiumin “Artemio Franchi” në orën 20.45, takim që do të transmetohet Live në kanalin Oversport 1.
Fiorentina është një nga skuadrat surprizë të këtij sezoni në Serie A si dhe një nga skuadrat më në formë të turneut, pasi vjen në sfidën e sotme pas 3 fitoreve radhazi në kampionat. Gaetano Castrovilli do të mungojë për vendasit në sfidën e sotme kundër Interit.
Zikaltërit arritën një fitore tenistike ndaj Bolognas në fundjavë dhe tashmë synojnë sukesin e radhës, që të ngjiten në krye të Serie A. Correa dhe Vidal do të mungojnë në transfertën e sotme në Firence. Në mesfushë do të rikthehet Calhanoglu, ndërsa dyshja e sulmit do të jetë Dzeko-Martinez.
Formacionet e mundshme:
Fiorentina: (4-3-3): Dragowski; Odriozola, Milenkovic, Igor, Biraghi; Bonaventura, Torreira, Duncan; Callejon, Vlahovic, Sottil.
Inter: (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, A. Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Dzeko, L. Martinez
Atalanta-Sassuolo do të jetë sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Gewiss” në orën 20.45 dhe do të transmetohet Live në kanalin Oversport 2. Atalanta kërkon t’i japë vazhdimësi fitores që arriti përballë Salernitanës në fundjavë, duke synuar fitoren e parë në shtëpi në këtë sezon.
Në krahun tjetër, Sassuolo kërkon të lërë pas krahëve këtë moment negativ dhe të reagojë pas dy humbjeve radhazi kundër Romës dhe Torinos.
De Roon rikthehet në dispozicion të teknikut Gian Piero Gasperini pas një skualifikimi të gjatë, ndërsa Gjimshiti do ta nisë si titullar në mbrotje. Edhe tekniku i miqve, Dionisi nuk ka mungesa për në transfertës së sotme në Bergamo.
Formacionet e mundshme:
Atalanta (3-4-2-1): Musso; Djimsiti, Demiral, Palomino; Zappacosta, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina; Malinovskyi, Zapata
Sassuolo (4-2-3-1) Probabile formazione: Consigli; Toljan, Chiriches, Ferrari, Kyriakopoulos; Harroui, Lopez; Berardi, Djuricic, Boga, Scamacca