Torino-Salernitana për pikët e para në Serie A. Berisha e Vojvoda në stol, Ribery debuton për miqtë

Torino-Salernitana do të përballen në orën 15.00 në stadiumin “Grande Torino” në kërkim të pikëve të para në këtë sezon të Serie A. Takimi, ashtu si të gjitha ndeshjet e Serie A do të transmetohet Live në Oversport.

Tekniku Juric do t’i besojë Sanabrias sulmin, pasi Belotti dhe Verdi nuk janë akoma në formën optimale, ndonëse janë të grumbulluar.

Edhe portieri Berisha dhe mbrojtësi Mergim Vojvoda janë në stol për këtë takim, ndërsa Edera, Izzo dhe Zaza do të mungojnë për Torinon.

Ribery pritet të debutojë në transfertën e sotme me Salernitanën, por nuk do të jetë titullar. Në dispozicion të teknikut Castori rikthehen Strandberg dhe Djuric, por do të mungojnë Capezzi dhe Frederik Veseli.

Formacionet e mundshme:

Torino: (3-4-2-1): V. Milinkovic; Djidji, Bremer, Rodriguez; Singo, Lukic, Mandragora, Ansaldi; Brekalo, Pjaca; Sanabria.

Salernitana: (3-5-2): Belec; Gyomber, Strandberg, Gagliolo; Zortea, M. Coulibaly, Di Tacchio, Obi, Ruggeri; Bonazzoli, Simy