Sfidë totale mes PSG dhe Realit, Al-Khelaifi: Nuk kemi asnjë marrëdhënie

Paris Saint-Germain kundër Real Madridit është një sfidë totale. Dy skuadrat do të dalin në fushë sonte në ndeshjen e parë për fazën 1/8 në Champions League, por nuk janë në krah të kundërt vetëm për këtë duel, por edhe për Superligën.

Në betejë janë gjithashtu për të ardhmen e Kylian Mbappe, i cili ka zgjedhur të lërë francezët për t’u transferuar te Reali me parametër zero. Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së, u ndal përpara mikrofonave të Canal + për të komentuar marrëdhëniet që ka me “galaktikët”.

“Nuk do ta fsheh, të gjithë e dinë. Ne nuk kemi pothuajse asnjë marrëdhënie. Nuk do të kthehem më në atë që ndodhi. Ne kemi mendime, mentalitet dhe objektiva shumë të ndryshëm. Unë besoj në futbollin që është i arritshëm për të gjithë, nga klubi më i vogël te ai më i madhi. Kjo është ajo që unë besoj, por ata nuk mendojnë njësoj.”

MBAPPE- “Kylian është një kampion i madh, me një mendje të artë, një profesionist shembullor. Dhe mund të konfirmoj se ai mendon vetëm për të fituar këto ndeshje. Ai është krenar që luan për Paris Saint-Germain, krenar që përfaqëson qytetin e tij”. /oversport.tv