Sfidën Besiktas-Tirana mund ta ndiqni live në platformën Tibo

Tirana do të përballet nesër në mbrëmje në orën 20:00 në stadiumin “Vodafone Park” të Stambollit me Besiktasin në sfidën e parë të turit të dytë të Conference League.

Shorti i ka rezervuar një kundërshtar të vështirë nën-kampionëve të Shqipërisë, por në futboll historia ka treguar se jo gjithmonë fitojnë favoritët.

Sfidën mes Besiktasit dhe Tiranës tifozët mund ta ndjekin live në platformën Tibo në kanalin MCN TV. / Oversport.tv