Sfidon Vettel dhe Schumacher, rekordet që mund të thyejë Verstappen këtë sezon

Max Verstappen ka mundësinë e artë që në çmimin e ardhshëm të Singaporit të kurorëzohet kampion bote për të dytin vit radhazi. Por ‘hapja e shampanjës’ në këtë kompeticion nuk do të ishte i vetmi sukses që 24-vjeçari ka mundësi të arrijë.

Holandezi mund të synojë të thyejë rekordin e rivalit të tij Lewis Hamilton për pikë të grumbulluara brenda një sezoni. Piloti i Red Bull grumbulloi 413 pikë në vitin 2019, në një sezon me 19 gara, ndërkohë që Max me 335 pikë aktualisht dhe me 164 të mbetura në tabelë, ka mundësi reale ta thyejë këtë rekord.

Sebastian Vettel triumfoi në Kampionatin botëror në vitin 2013 me 155 pikë përpara Fernando Alonsos. Ky mund të jetë një tjetër synim i Verstappen, për ta barazuar ose tejkaluar këtë distancë. Po ashtu Max numëron pesë gara të fituara radhazi, gjë që mund ta shtyjë atë të tentojë të parakalojë Vettel,i cili në 2013 fitoi plot nëntë të tilla.

Numri i fitoreve në një sezon të vetëm është po ashtu një rekord i rëndësishëm për Verstappen. Kjo pasi ai ka grumbulluar 11 fitore këtë sezon dhe synon të tejkalojë Vettel me Schumacher, të cilët kryesojnë në këtë drejtim me nga 13 fitore sezonale/ Oversport.tv

Foto: Max Verstappen Twitter