Shakhtar Donetsk godet në merkato, blen sulmuesin e talentuar të Ajaxit

Shakhtar Donetsk ka goditur në merkato, pasi ka arritur që të blejë nga Ajaxi përfundimisht David Neres, sulmuesin e talentuar brazilian, që ka lindur në vitin 1997.

Klubi ukrainas, që drejtohet nga tekniku italian Roberto De Zerbi, ka paguar 12 milion euro, plus disa bonuse në arkat e klubit holandez.

Me të njëjtën shifër Ajaxi e bleu sulmuesin 5 vite më parë nga San Paolo, skuadra ku sulmuesi është formuar si futbollist.

David Neres ka shënuar 47 gola në 180 ndeshje që ka luajtur me klubin holandez, ndërsa me kombëtaren braziliane ka zhvilluar 7 takime dhe ka shënuar një gol. / Oversport.tv