Inter nuk ia del dot të fitojë ndaj Shakhtar Donetsk, duke ngecur në fushën e këtyre të fundit në një barazim pa gola. Kjo është ndeshja e tretë për zikaltërit që nuk arrijnë dot t’i shënojnë ukrainasve. Ndërkohë në ndeshjen tjetër Ajax ka arritur një fitore të pastër 2-0 ndaj ekipit turk Besiktas.
Ndeshja nisi mirë për zikaltërit, por pa mundur dot të zhbllokojë rezultatin. Megjithatë asnjë nga ekipet nuk arriti dot ta çojë topin në rrjetë, duke ndarë kështu nga një pikë në grupin D.
Në ndeshjen tjetër golat e Berghuis dhe Haller i kanë mjaftuar Ajaxit për të dalë me tre pikë ndaj Besiktas. Në fushën e lojës folën totalisht holandezët, duke i dominuar turqit si në rezultat ashtu edhe në lojë.
Kështu Interi dhe Shakhtar morën pikën e parë këtë edicion në Champions League, ndërsa Ajax kryeson grupin C me pikë të plota në pritje të ndeshjes Dortmund-Sporting Lisbon.
Champions League – Faza e dytë
Grupi D
Shakhtar Donetsk-Inter 0-0
Grupi C
Ajax-Besiktas 2-0
Golat: Berghuis 17’, Haller 43’
/ oversport.tv