Shakohoxha: Ka ardhur koha për trajner shqiptar, shkëlqyen vetëm tifozët

Gazetari i njohur shqiptar, njëkohësisht edhe kandidati për president i FSHF në zgjedhejt e fundit, Dritan Shakohoxha ka sulmuar FSHF dhe trajnerin Edy Reja për dështimin në ndeshjen ndaj Izraelit. Me anë të një postimi në Instagram, Shakohoxha tha se shqipëria është me fat për telentet që ka.

Megjithatë, sipas tij arsyeja e dështimit është FSHF dhe trajneri. E vetmja gjë që shkëlqeu në këtë takim sipas Shakohoxhës ishin tifozat kuqezi, ndërsa mendon se ka ardhur koha që kombëtarja të ketë një trajner shqiptar.

“Të kesh skuadër me kaq shumë talente ësht FAT ( 9 nga 11 që ishin në fushë kanë lindur jashtë Shqipërisë) , të dështosh është FSHF & REJA . Të paktën tifozat kuqezi qe drejtohen nga SHQIPTAR shkëlqyen edhe sonte. Ndoshta edhe skuadrës i vjen shpejt momenti të ketë një trajner Shqiptar”, u shpreh Shakohoxha në postimin e tij. /oversport.tv