Shala, Maliki dhe prodhimi i Torinos: Dinamo zyrtarizon tre lojtarë njëherësh

Ditë zyrtarizimesh te Dinamo. Badra Ali Samake dhe Arb Shala janë konfirmuar pjesë e bluve të kryeqytetit, edhe pse ishin vënë prej kohësh nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi.

Samake luan si mbrojtës i majtë dhe ka dalë nga akademia e Torinos dhe ka veshur më pas fanellën e Agia Napo në Qipro. Shala, i cili është vetëm 17 vjeç, aktivizohet si mesfushor.

Adoleshenti dallohet për teknikën e tij dhe më parë ka qenë pjesë e Besës së Pejës. Te Dinamo vjen nga Gjilani dhe shikohet si një element i rëndësishëm për të ardhmen.

I fundit që është afruar te Dinamo është mbrojtësi Edis Maliki. Lojtari i krahut të djathtë, pas një eksperience te Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci, është rikthyer në Superiore dhe do të veshë fanellën e 18 herë kampionëve të vendit. /oversport.tv