Shantazhi ndaj Valbuena: Gjykata shpall fajtor dhe dënon Karim Benzema

Është shpallur vendimi i gjykatës për çështjen ku përfshihen Karim Benzema dhe Mathieu Valbuena. Kështu, sulmuesi i Real Madridit ka dalë fajtor nga gjykata në Versajë për bashkëpunim në aktin e shantazhit kundër ish-shokut të tij të skuadrës.

Ai u dënua fillimisht me një vit burg, por më pas gjyqtari e ktheu dënimin në liri me kusht. Ai do të jetë në provë përgjatë vitit, si dhe është i detyruar të paguaj një gjobë prej 75 mijë eurosh.

Skandali që plasi para disa vitesh në kombëtaren franceze e mbajti sulmuesin Benzema disa vite jashtë Gjelave. Ai është thirrur nga Didier Deschamps vetëm kohët e fundit. /oversport.tv