Shaqiri futet në historinë e futbollit zviceran, arrin rekordin e vendosur nga Behrami

Xherdan Shaqiri nisi si titullar sfidën e sotme kundër Kamerunit në Katar 2022 dhe u fut në historinë e kombëtares zvicerane të futbollit.

Ish-lojtari i Interit, që aktualisht aktivizohet me Chicago Fire në MLS, ka marrë pjesë në katër edicione të Kupës së Botës (2010, 2014, 2018 dhe 2022) me skuadrën e Zvicrës.

Lojtari me origjinë shqiptare arrin rekordin e vendosur më parë nga një tjetër shqiptar që luante për Zvicrën, Valon Behrami, që ka luajtur në 4 Botërorë të ndryshëm me kombëtaren helvete (2006, 2010, 2014 dhe 2018). / Oversport.tv

Foto: FIFA World Cup Twitter