Shehi: E ardhmja akoma e paqartë! Duhet shumë forcë për ta nisur nga e para, jemi të dërrmuar!

Trajneri i Tiranës ka folur për Oversport pas humbjes përballë Egnatias në finalen e Kupës së Shqipërisë.

“Ka qenë një finale e vuajtur. Përsëritet historia. Ajo situata e ndeshjes kundër Ballshit na solli këtu me një ekip të përgjysmuar. Çunat janë heronj luajtëm 100 minuta me 10 vetë pa patur mundësinë për të bërë zëvendësime.

Nota për skuadrën? Ishim shumë pranë që të fitonim tre trofe, por nuk arritëm të fitonim as kampionatin as kupën pikërisht prej ndeshjes ndaj Bylisit.

E ardhmja? Jam shumë i vrarë nga kjo situatë për të gjetur forca për të nisur nga e para. Duhet një forcë e madhe për të nisur nga e para, mund të ishim në një pozicion tjetër tani dhe sinqerisht nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Ju siguroj që nuk ka lidhje me terma financiar.

I falënderoj çunat për sakrificën e madhe, 100 minuta me 10 vetë. Sot treguan që sakrifikojnë edhe pas atyre situatave që kanë ndodhur. Kanë treguar që janë aty dhe japin më të mirën për Tiranën. Jemi krenar për atë që kemi bërë. Siç jam unë i dërrmuar janë edhe lojtarët, duhet një forcë e madhe për të gjetur iniciativën për sezonin e ri.

Ishim pranë fitimit të 2 trofeve, por prej ndeshjes ndaj Bylisit nuk arritëm që të fitonim asnjë. Falënderoj tifozët. Nuk flas për të ardhmen tani, sepse koka është e nxehtë dhe nuk mund të marr vendime në këtë gjendje. Duhet një forcë e madhe për të vazhduar, duke ditur edhe gjendjen e lojtarëve, por edhe pezullimet e lojtarëve”, ka thënë mes të tjerash Shehi. / Oversport.tv