Shehi: Ishte një ndeshje e vështirë, ka shumë rëndësi ku ndodhemi

Orges Shehi ka folur pas fitores 3-1 në Laç kundër kurbinasve në emisionin “Ti Bo Gol”.

“E thashë edhe dje që ishte ndeshje e vështirë. Laçi ka cilësi. Duhet të ishim të kujdesshëm. Mendoj se e kemi interpretuar. Akoma janë edhe dy ndeshje. Duhet të shohim vetëm punën tonë. Ndeshjet janë afër shumë.

Fitoret e vazhdueshme? Ne shprehemi mirë në këtë fushë. Është një nga fushat më të mira në Shqipëri. Ka disa specifika që duhet të qëndrosh ngushtë për të krijuar hapësira. Na vjen mirë që dolëm me fitore. Ka shumë rëndësi momenti ku jemi. Guindo dhe Shkurtaj janë lojtarë që duhet të kesh kujdesat topat e dytë. Në pjesën e parë na vunë në vështirësi me topat e parë. Çdo skuadër ka pikat e forta dhe të dobëta të tyre”.