Shehi: Ka diferencë mes Kupës dhe kampionatit, më kënaq rezultati

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për Oversport pas fitores 4-1 përballë Kastriotit në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.

“Më kënaq rezultati. Kupa ka një specifikë të veçantë, sepse me pak ndeshje arrin te trofeu. U munduam që të ruajmë energji për derbin. Rezultati na jep kënaqësi për vazhdimësinë. Ndeshja na shërbeu edhe për anën psikologjike të lojtarëve. Është diçka e mirë që sulmuesit shënuan, provuam edhe disa alternativa të tjera, që dhanë ndjesi pozitive.

Oshilacionet janë evidente për të gjitha skuadrat, pasi këtë vit kampionati është shumë i fortë dhe të gjitha skuadrat janë pranë njëra-tjetrës. Veçanërisht në fazën mbrojtëse të gjitha skuadrat janë të forta. Mendoj që Kupa ndryshon nga kampionati. Lodhja bën të vetën dhe theksoj që ndryshon kupa nga kampionati”, ka thënë Shehi. / Oversport.tv