Shehi: Kemi psikologjinë e duhur për t’u përballur, nesër do të ketë ndryshime

Në prag të sfidës për turin e dytë kualifikues të Conference League përballë Zrinjski, Orges Shehi është shprehur besimplotë se Tirana e tij mund t’ia dalë. Tekniku i Tiranës foli në konferencën për shtyp ku theksoi ndër të tjera se ekipi është në gjendjen e duhur psikologjike për këtë përballje.

“Gjendja është normale, sigurisht që nga ana psikologjike nuk ka vend për të menduar atë që ka ndodhur. Ndeshja vjen dreket pas një jave nga disfata që pësuam dhe mendoj që është gjëja e duhur pasi ndihmon të ajo të harrohet sa më shpejt. Mendoj qe psikologjia është ajo e duhura për të përballur kundërshtarin.”

KUNDËRSHTARI- “Jemi të vetëdijshëm që është një skuadër që ka bërë mirë, skuadër me traditë që ka në përbërjen e saj elementë të rëndësishëm. Ata janë kampion te vendit të tyre dhe vinë pas një eliminimi, kemi informacion për ta dhe një formacion të pranueshëm ndaj kundërshtarit që do të luajmë nesër.”

FORMACIONI- “Nesër do të kemi ndryshime për shkak të kundërshtarit, kemi zgjedhur një strategji tjetër. Nesër do të shihen në fushë kush starton dhe kush jo, ato do të shihen nesër.”

MERKATO- “Ne kemi thënë që duam të plotësojmë organikën. Nuk mund të flasim sot për sot, le të flasim për një Tiranë që ka boshllëqe në organikë dhe mundohemi t’i plotësojmë. Se sot nuk ka lojtarë që mund t’i marrim.”

TIRANA E VJETËR- “Duro ta shihni deri nesër, do të kemi ndryshime. Ajo Tiranë e sezonit të kaluar ndodhi në pjesën e parë, pavarësisht që në futboll ka situata që të ulin entuziazmin dhe pas një ndeshje të vajtjes ku je mundur e pëson gol sa fillon e dyta, të ul entuziazmin. Por në 45 minutat e para pamë një Tiranë agresive dhe që i shkonte për shtat sezonit të kaluar.

Në të dytën ka faktorë që të ulin entuziazmin, nesër kemi menduar strategji tjetër se kundërshtari me kundërshtarin ndryshon. Duke parë një kundërshtar tjetër, ndryshojmë lojën. Jo se nuk jemi seriozë, por ka edhe meritë kundërshtari. Sa i përket eliminimit, mendoj se gjithçka është mbyllur dhe sa i përket Tiranës do të sillet serioze në fushë. Pastaj në futboll ndodhin situata dhe nuk mund të jesh vetvetja, ne kërkojmë të shkojmë aty ku ishim në sezonin e kaluar.”

TIFOZËT- “Në momente të këqija kanë qenë aty dhe na kanë mbështetur. Ky klub rrotullohet rreth stemës së vet dhe tifozëve që kanë një peshë të madhe dhe i falënderoj.”

SKËNDERBEU- “Të gjithë e mbajmë mend Skënderbeun në grupet e Ligës së Europës. Hyri dy herë dhe arriti edhe të merrte pikë, por shumë vetë nuk e mbajnë mend Skënderbeun e fillimit, që ikte që në tur të parë. Edhe pse ne ishim me eksperiencë nuk arrinim të shfaqeshim si duhet në Kupat e Europës. Nuk është rastësi, kam qenë vetë prezent, kam qenë vetë ku në ndeshje të tilla unë dhe lojtarë të tjerë nuk jepnim asgjë se na mbyste ndjenja e inferioritetit, se këta janë më të mirë. Po pastaj eksperienca bën që e vështira të duket e thjeshtë. Skënderbeu shkoi aty me eksperiencë, pas përballjeve vit pas viti shkoi aty. Në drejtimin tim skuadra, ka nevojë për eksperiencë, vit pas viti të jetë aty. Jam i sigurt që vitin tjetër, nëse Tirana dashtë Zoti del kampion, jam i sigurt se do të bëjë më mirë, se lojtarët do të jenë më të prekshëm në këtë kompeticion.”