Shehi konfirmon largimin e Kallakut: Kemi mesfushë të fortë, çështja e pagave është zgjidhur

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për Oversport pas fitores në transfertë përballë Laçit.

“Është një fitore e rëndësishme. E nisëm keq, por përgëzoj skuadrën që nuk e humbi toruan dhe reagoi. Në pjesën e parë nuk ishim shumë agresivë, por në pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe mund të shënonim edhe më shumë. kundërshtari na vuri në vështirësi, pasi ka lojtarë me eksperiencë. Në pjesën e dytë krijuam shumë dhe mendoj që interpretuam mirë tranzicionin.

Lushkja dhe Kallaku si ndryshon mesfusha? Ishin lëvizje të orëve të fundit. kam pasur një mesfushë shumë të mirë, solide, që përforcohet me ardhjen e Lushkjas. Limaj është akoma në pikëpyetje dhe nuk jemi të qetë deri në 31 janar. Kemi një mesfushë të mirë, kemi 6 lojtarë në atë pozicion.

Pagat e prapambetura? Dita e parë e rifillimit. Njerëzit kanë nevojë që të qartësohen, por pas takimit me presidentin besoj që situata është zgjidhur. Jetojmë në Shqipëri ka vonesa, por i zoti do të marrë mundin”, ka thënë Shehi. / Oversport.tv