Shehi: Laçi vjen nga tre ndeshje të mira, objektivat tona janë të larta

Abissnet Superiore rikthehet nesër me përballjet që do të transmetohen Live në Oversport dhe Tibo. Tirana do të udhëtojë drejt Laçit për të zhvilluar takimin e orës 13:00. Bardheblutë vijnë në këtë sfidë me dy disfata radhazi në kampionat. Në prag të kësaj sfide ka folur dhe tekniku i kryeqytetasve, Orges Shehi.

“Fillojmë pjesën e dytë të kampionatit, na rikthehen lojtarët e dëmtuar. Në merkato afruam lojtarë si Lushkja që tashmë ju e dini. Ai nuk është në gjendjen e tij më të mirë dhe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme.”

“Laçi është një kundërshtar që vitet e fundit është sipër në renditje dhe një skuadër që është prezent në Kupat e Europës. Kjo ndeshje vjen pas një pauze, ata vinë nga tre ndeshje të luajtura mirë përveç asaj kundër Kukësit. Duhet të përforcohemi sepse realisht kemi nevojë dhe jemi në një mendje me drejtuesit.

“Ekipi ka lojtarë të mirë në dispozicion, Xhixha dhe Deliu janë ata që kanë qenë më afër me Laçin. Redoni është një djalë që bën mirë, është në qendër të kampionatit dhe golashënuesi i kampionatit. Natyrisht që do të ketë oferta përderisa merkatoja ka dinamikë të veçantë dhe gjithçka mund të ndodhë.”

“Kemi vit do të ketë ngjeshje, do të futet Kupa e Republikës, por nuk di të jetë problem pasi mund t’i japim minuta dhe lojtarëve të tjerë. Do mundohemi t’i menaxhojmë mirë që të mos i lodhim dhe mos të pësojnë ndonjë dëmtim. Primare për ne është të mos bjerë rendimenti i ekipit sepse objektivat tona janë të larta.” – përfundoi Orges Shehi. /oversport.tv