Shehi mendon që tani për Europën: Të ruajmë grupin, vazhdimësia është e rëndësishme

Orges Shehi ka folur për emisionin “Gol pas Goli” pas fitores në transfertë përballë Egnatias, që ka afruar akoma më shumë Tiranën drejt titullit kampion:

“E vetja skuadër që na ka shënuar gol përpara ka qenë Vllaznia dhe ai gol erdhi për shpërqendrimin tonë. Kur shënon shpejt, loja bëhet më e lehtë. Shënimi në fillim na dha superioritet. Nuk di se çfarë ka ndodhur më parë, por mendoj se këtë vit janë gjërat ndryshe, 90% e skuadrës është nën kontratë.

Mendoj që vazhdimësia është shumë e rëndësishme. Duhet të ruash grupin, strukturën e skuadrës, sepse rezultatet nuk vijnë sa hap e mbyll sytë. Të ruajmë vazhdimësinë dhe të përforcohemi aty ku kemi nevojë.

Primare ka qenë rinovimi me disa lojtarë titullarë. Janë vetëm 3-4 lojtarë në përfundim të kontratës, po merren drejtuesit, nënshkrimi do të bëhet në ditët në vijim”, ka thënë tekniku i Tiranës. / Oversport.tv