Shehi: Në këtë fazë të kampionatit duhet të tregohemi cinikë, me fat që kemi Bekajn në portë

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për Oversport pas fitores përballë Kukësit, që ka ngjitur bardheblutë të vetëm në krye të renditjes së Superiores.

“Jam i kënaqur nga pikët që morëm sot, në këtë fazë të kampionatit duhet të jemi cinik dhe të shfrytëzojmë rastet në maksimum. Më vjen mirë që morëm tre pikët edhe pse rrezikuam duke futur Behiratchen sulmues në fund.

Të gjithë kundërshtarët janë të vështirë dhe jam i gëzuar që morëm një fitore. 2 ndeshje njësoj nuk ka. Kjo ndeshje nuk hyn te më të mirat, por e rëndësishme është që morëm rezultat si ajo paraardhësja. Abazaj po na ndihmon, ndonëse nuk është në formën e tij optimale. Kemi mungesa dhe nuk jemi në 100% të organikës, kjo na kushtëzon në ndërrimet kokë më kokë që mund të bëjmë.

Janë finale të gjitha ndeshjet e mbetura. Në disa momente kemi qenë me fat, sepse kemi një portier të mrekullueshëm që na shpëton. Atë kërkuam me Behiratçen në sulm, nuk mendoj që penalltia ishte fat”, ka thënë mes të tjerash Shehi. / Oversport.tv