Shehi: Nuk meritonim ta humbisnim këtë ndeshje, nuk e di se çfarë pa Jorgji te penalltia

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për Oversport pas humbjes përballë Vllaznisë në Shkodër.

“Ishte një ndeshje mes rivalësh, që i kishte të treja rezultatet. Mendoj që meritonim më shumë për atë që dhamë në fushë, por ishte penalltia ajo që bëri diferencën dhe i dha tre pikët kundërshtarit. Nuk mendoj që ky ishte rezultati i drejtë i kësaj sfide. Në ndeshje të tilla, një gol ndryshon komplet rrjedhën e ngjarjeve.

Ne u munduam të ndryshojmë. Kemi lojtarë të rinj që premtojnë, nuk duhet ti ngarkojmë me përgjegjësi për episode të caktuara. Kemi dalë disa herë para portës, por disa situata mund ti zgjidhim më mirë individualisht si në sulm edhe në mbrojtje. Nuk mendoj që meritonim të humbisnim sot.

Penalltia? Për mua nuk ishte, por secili mund ta gjykojë siç mendon. Mendoj që nuk ishte penallti. Topin e ka portieri, mbrojtësi nuk interesohet fare për sulmuesin, nuk e di se çfarë pa Jorgji aty. Ne pjesën e dytë ishim të kujdesshëm, por mos prisni që ndeshjet të tilla të kenë raste pa fund”, ka thënë Shehi. / Oversport.tv