Shehi: Renditja nuk tregon forcën e Laçit, e kemi arkivuar fitoren në derbi

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur për mediat në prag të sfidës kundër Laçit, që do të luhet nesër në “Selman Stërmasi” në orën 15 dhe do të transmetohet live në Oversport dhe Tibo.

Tekniku i bardhebluve kërkon që të ulë euforinë pas suksesit në derbi dhe kërkon vlerësim maksimal për kundërshtarin e nesërm.

“Kundërshtari ka lojtarë cilësor. Në vitet e fundit është faktor në futbollin shqiptar. Kundërshtar që ka koeficientin më të lartë nga të gjitha klubet shqiptare në Europë. Do ta hiqja këtë vendi i fundit. Mendoj që është një skuadër që meriton vëmendje personale sepse është realisht një skuadër e fortë.

Unë mendoj se rezultatet nuk i përkojnë asaj skuadre që është. Unë mendoj se ka një skuadër të mirë. ndoshta edhe për arsye dëmtimesh nuk janë 100% të plotë. Por është skuadër që ka elemente brenda. Ne duhet të jemi të përqendruar maksimalisht për të bërë maksimumin, duke menduar që përpara nuk kemi një skuadër që duket në renditje, por një skuadër që sa ka bërë këto vite.

Përqendrimi shkon te Laçi. Të jem i sinqertë nuk e kam parë asnjëherë të plotë derbin. Derbi ka intensitet shumë të madh dhe janë shumë pak ditë në dispozicion për të rikuperuar energjitë dhe emocionet. Këto ditë fokusi ka qenë te vlerësimi. Duke mbajtur mendjen në derbi dhe të humbin përqendrimin nga ndeshja e nesërme nuk është diçka e mirë.

Derbi është shumë i ndjeshëm, te tifozeria, te i gjithë ambienti, te lojtarët. Shpresoj që kjo të na japi një frymë pozitive, duke pasur parasysh që kemi një kontingjent të ri lojtarësh, që dhe ata e ndjejnë për herë të parë një derbi. E ku ka më mirë se sa ta fitosh derbin e parë, duke parë dhe të gjithë optimizmin që na rrethon. Na ngel për detyrë ta harrojmë sa më shpejtë dhe të përqendrohemi te tjetra”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Tiranës. / Oversport.tv