Shehi: Toli qëndron, për mua ka ngelur vetëm njoftimi! Xhixha-Seferi? Vendos klubi

Orges Shehi ka folur pas humbjes me Dinamon në derbi dhe qartësoi të ardhmen e tij, si dhe zbuloi edhe një tjetër rinovim. Fillimisht ai u pyet nëse kjo ishte një nga humbjet që nuk dhembin.

“Humbja, humbje mbetet. Skuadra sot bëri mirë, statistikat ishin në anën tonë. Skuadra prodhoi lojë dhe tentoi të fitoi ndeshjen, por kishte më pak përqendrim, sidomos kur pësuam golin e dytë.

Provuam edhe një modul të ri që bëmë mirë dhe jemi te faza e improvizimit dhe duam të provojmë diçka të re, pasi dihet që Hoxhallari nuk është më pjesë e jona”, u shpreh Shehi në “Gol pas Goli”.

“Rinovimet? Lojtarët kanë nisur të rinovojnë një nga një. Toli është pjesë e jona dhe ka ngelur vetëm Tosevski. Kemi mbajtur pjesën kryesore, Hoxhallari na lë një boshllëk.

Futbolli ka dinamikë të shpejtë, Seferi, Totre dhe Xhixha janë në kontratë, pastaj e mendon klubi edhe në aspektin e anës financiare. Për mua është e mbyllur dhe do ta deklarojë klubi”, ka përfunduar Shehi. / oversport.tv