Shembet “San Siro”, Interi dhe Milani gati për stadiumin 1.2 miliard euro

Interi dhe Milani mund të zyrtarizojnë së shpejti fillimin e ndërtimeve për një stadium të ri të përbashkët. Pas disa vitesh negociata, duket se bashkia e Milanos ka dhënë dritën e gjelbër për të ndërtuar impiantin e ri.

Sipas mediave në Itali, projekti i ri i titulluar “Katedralja” do të vendoset mbi stadiumin aktual të të dyja ekipeve “San Siro”.

Zyrtarët e të dyja klubeve kanë programuar një takim me kryetarin e bashkisë së Milanos, Beppe Sala për të folur më shumë mbi projektin e propozuar. Ai u shpreh entuziast për këtë takim që për shkak të burokracive mund të shtyhet deri në fund të vitit 2021.

Përsa i përket buxhetit, Inter dhe Milan kanë rrënë dakord për një projekt që do të kushtojë 1.2 miliard euro në arkat e klubeve.

Megjithatë, duket se klubet e kanë zgjidhur çështjen e kostos së lartë me një hua që do të zgjasë 30 vjet për klubet me një interes vjeçar prej 5%. /oversport.tv