Shenja jete nga Sampdoria, skuadra e Stankovic triumfon në Serie A pas 10 javësh

Sampdoria ka arritur të mposhtë me shifrat 3-1 Veronën duke u rikthyer te fitorja në Serie A pas 10 javësh. Triumfi i fundit i skuadrës së Stankovic daton më 4 janar të këtij viti.

Pjesa e parë u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme për Sampdorian që arriti të realizojë dy herë përballë miqve. Manolo Gabbiadini ishte heroi i vendasve duke shënuar dy gola brenda 10 minutash.

Në pjesën e dytë, Verona e nisi sfidën me një vrull për të realizuar të paktën një gol. Këtë gjë arriti ta bënte, por goli i Gaich u anulua për pozicion jashtë loje.

Megjithatë, sulmuesi arriti të shënojë dhe njëherë pas pak minutash, por mundi i tij u hodh sërish poshtë për një tjetër pozicion të parregullt. Përpjekjet e miqve u shpërblyen në fund duke shënuar një gol me Faraonin, por pa mundur të dalin me një pikë nga ky takim.

Përgjigja e fundit nga Samdoria erdhi në minutën e fundit të takimit. Skuadra e Stankovic arriti të shënojë me Zanolin dhe të gjunjëzojë Veronën

Kjo fitore në shtëpi i jep shpresë Sampdorias duke e ngjitur një vend sipër fundit me 9 pikë larg daljes nga zona e ftohtë. Nga ana tjetër, Verona mbetet në vendin e 18-të me 19 pikë. /oversport.tv

Foto: Lega Serie A, Twitter