Sherif Kallaku rikthehet në Kroaci, humbje e madhe për Teutën

Sherif Kallaku do të rikthehet te Lokomotiva Zagreb. Mesfushori në verë u rikthye te Teuta në huazim për 6 muaj dhe tashmë do të duhet të kthehet në Kroaci.

Fantazisti i luajti të 15 ndeshjet me durrsakët dhe shënoi një gol me vlerën e tre pikëve kundër Egnatias fazën e parë.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Klubi i Teutës, me të cilin Kallaku doli kampion vjet, doli me njoftimin e mëposhtëm sot: “Në emër të Presidentit të KF Teuta, Z.Edmond Hasanbelli, falënderojmë futbollistin Sherif Kallaku, i cili nuk është më pjesë e skuadrës sonë!

Mesfushori 24-vjeçar do të rikthehet në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebi.  Pas 6 muajsh me blutë, duke zhvilluar performanca pozitive.

KF Teuta e falënderon Kallakun për kontributin e dhënë për fanellën e Teutës dhe i uron shumë suksese në karrierën e tij futbollistike”. / oversport.tv