Sherr në përballjen Real Madrid-Partizan në basketboll, i përfshirë dhe legjenda e futbollit të “los blancos”

Partizani i Beogradit ka arritur të triumfojë në duelin me Real Madrid në Play Off-in e Euroleague të Basketbollit me rezultatin 95-80. Skuadra serbe tashmë e ka çuar serinë e fitoreve ndaj madrilenëve në 2-0.

Megjithatë, ajo që spikati më shumë në këtë përballje, ishte një episod sherri në fundin e ndeshjes. Basketbollisti i Real Madrid, Sergio Llull bëri një faull ndaj Punter dhe nga aty nisi një sherr.

Të gjithë lojtarët në fushë, ata në stol, anëtarë të stafit përkatës të ekipeve dhe disa spektatorë ku ishte i pranishëm legjenda e futbollit të Realit, Raul Gonzalez, u përfshinë në këtë episod.

Gjyqtarët fillimisht e ndërprenë ndeshjen pas këtij sherri dhe më pas e konsideruan të mbyllur takimin. Ata miratuan fitoren e Partizanit ndaj Real Madrid me shifrat 95-80 dhe rezultati i përgjithshëm në 2-0 për serbët. /oversport.tv