Sherri masiv në derbi, ylli i Portos rrezikon pezullim për dy vite

Pepe mund të dënohet deri në dy vite. Mbrojtësi portugez i Portos u ndëshkua me karton të kuq në derbin kundër Sporting Lisbone.

“A Bola” shkruan se Pepe ka goditur me shkelm një drejtues të skuadrës kundërshtare, konkretisht drejtorin sportiv Hugo Viana.

Rregullorja parashikon një pezullim nga 2 muaj në dy vite. E njëjta situatë është edhe për Tabata të Sporting Lisbone, i cili dyshohet se ka shtyrë Luis Goncalves. / oversport.tv

Foto: FC Porto Twitter