Sherri në dhomat e zhveshjes te Belgjika? Hazard sqaron gjithçka

Një lajm i bujshëm për një zënkë në dhomat e zhveshjes së Belgjikës, midis Eden Hazard dhe Jan Vertonghen ka bërë bujë në të gjitha mediat. Madje në media u shkruaj gjithashtu se ishte Romelu Lukaku ai që ndërhyri për të shmangur kontaktin fizik midis dy lojtarëve.

Megjithatë, për të përgënjeshtruar këto zëra ka menduar vetë Eden Hazard i cili mohoi gjithçka. Kapiteni i Belgjikës u ndal në konferencën për shtyp për të sqaruar situatën e ndodhur në dhomat e zhveshjes.

“Nuk jam zënë me Vertonghen, nuk jam budalla. Ai është më i madh se mua. Ai thjesht më ka kërkuar shpjegime se çfarë është thënë për mbrojtësat belg të cilët janë konsideruar si shumë të ngathët. Me të qeshur i thashë se është shumë i ngathët dhe më pas u sqaruam, por të gjithë e dinë që unë bëj shaka shpesh”, tha ndër të tjera Hazard. /oversport.tv

Foto: Belgian Red Devils, Twitter