Shëtitje dhe “finale” në Korçë e Vlorë, luhen 7 ndeshje të Kupës së Shqipërisë

Kupa e Shqipërisë rikthehet sot me 7 duele, ndërsa nesër luhet Tirana-Dinamo. Prej orës 13:00 do të zhvillohen takimet e ditës së sotme dhe sytë janë te Kukësi-Egnatia, me verilindorët që duan përmbysjen.

E hapur është edhe Skënderbeu-Bylisi, që në duelin e parë janë ndarë në barazim 1-1. Kastrioti, që barazoi pa gola në Vlorë me Flamurtarin nuk mendohet ta ketë problem çështjen e kualifikimit me Flamurtarin.

Skuadrat e tjera të Superiore, si Partizani, Teuta, Vllaznia dhe Laçi i kanë fituar ndeshjet e para dhe nuk besohet të ndodhë një surprizë në kthim ndaj rivalëve të Kategorisë së Parë.

KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË

GRUPI A

E mërkurë, më 17 nëntor, ora 13:30
Partizani-Besëlidhja (1-0)
Skënderbeu-Bylisi (1-1)
Teuta-Korabi (1-0)

E diel, më 18 nëntor, ora 19:45
Tirana-Dinamo (0-2)

GRUPI B

E mërkurë, më 17 nëntor, ora 13:30
Kastrioti-Flamurtari (0-0)
Laçi-Tomori (1-0)
Kukësi-Egnatia (1-3)
Vllaznia-Pogradeci (2-0)

/ oversport.tv