Shevchenko e nis me humbje, Afena-Gyan i prish debutimin

Andriy Shevchenko ka debutuar me humbje në sfidën e tij të parë si trajner në një klub futbolli. Genoa e tij u mposht nga Roma me rezultatin 2-0, në javën e 13-të të Serie A falë një sfide fantastike të zhvilluar nga Afena-Gyan.

Ndeshja foli kryesisht për Romën që pa t’i anulohej një gol në minutën e 16 i Tammy Abraham. Arbitri evidentoi një prekje të topit me dorë duke e lënë rezultatin ende në barazim. Ndërkohë, Roma vazhdoi të kërkonte golin duke e rritur ndjeshëm presionin ndaj Genoas.

Roma e gjeti golin vetëm pak minuta nga fundi i takimit me anë të së riut Afena-Gyan. Ai ishte zëvendësimi i vetëm i Mourinhos deri në atë moment të takimit. Ganezi e pa veten të vetëm përball portierit pas pasës së Mikhitaryan dhe me një goditje në cepin e portës e çoi rezultatin në 1-0. Ndërkohë, për të vulosur gjithçka mendoi përsëri talenti ganez që shënoi një supergol në fundin e takimit duke e regjistruar rezultatin përfundimtar në tabelë në 2-0.

Kështu, Roma kthehet te fitorja pas dy ndeshjesh dhe ngjitet në vendin e pestë me 22 pikë. Ata kaluan kështu Lazion, Juventusin dhe Fiorentinën dhe qëndrojnë vetëm 3 pikë më pak se Atalanta e vendit të katërt. /oversport.tv

SERIE A – JAVA E 13-TË
GENOA-ROMA 2-0
Shënues:
Afena-Gyan 82’, 90+4’