Shevchenko: Mund të jetë viti i titullit për Milanin, Interi shënon shumë

“Nuk më habit fakti që Milani ndodhet në krye të tabelës së klasifikimit të Serie A, sepse tashmë është bërë një skuadër e vërtetë. Ky mund të jetë viti i duhur për të fituar kampionatin”. Këto janë fjalët e Andriy Shevchenkos, në një intervistë të dhënë për Tuttosport.

“Kur është për të vuajtur, kuqezinjtë vuajnë. Dhe kur duhet të luajnë, janë të bukur për t’u parë. Është një Milan dinamik, që sulmon mirë hapësirat dhe ka një ekuilibër për t’u vlerësuar”, ka shtuar ukrainasi, që nuk i kursen lëvdatat për ish-skuadrën e tij.

Ish-bomberi kuqezi ka dhënë një mendim edhe për Interin: “Skuadra e Simone Inzaghit shënon shumë dhe në repartin e avancuar ka shumë lojtarë cilësorë, duke nisur nga Dzeko dhe Lautaro.

Por, ata nuk janë të vetëm, e keni parë së çfarë impakti ka Correa kur kërkohet ndihma e tij… Interi është një skuadër konkrete”, ka thënë mes të tjerash Andriy Shevchenko. / Oversport.tv