Shfryn Koeman: Barcelona humbi 8-2 edhe me Messi, Suarez dhe Griezmann

Ronald Koeman është në qendër të kritikave për mungesën e rezultateve të Barcelonës, por ai mbrohet me humbjen e turpshme që katalanasit pësuan një vit më parë ndaj Bayernit. Kërkon të qëndrojë gjatë në këtë skuadër për të fituar trofe.

Kritikat– “Unë jam shumë realist. Barcelona humbi kundër Bayernit me rezultatin 2-8 përpara një viti dhe në fushën e lojës ishin Messi, Suarez dhe Griezmann. Në ndeshjen e pak ditëve më parë luajtën të rinj si Balde, Demir dhe Mingueza”.

Skema– “Ka shumë module për të fituar ndeshjet dhe këtë e tregojnë skuadrat e ndryshme. Varet nga lojtarët. Për ne, skema bazike është 4-3-3, por varet nga numri i sulmuesve që ken ë dispozicion. Nëse do të luanim të hapur ndaj Bayernit, humbja do të ishte më e madhe”.

Tre ndeshje– “Ne i kemi aftësitë dhe mundësitë për t’i fituar të trija ndeshjet. Por duhet të luajmë të parën dhe t’i marrim me radhë. Mbrojtja është e rëndësishme”.

Të rinjtë– “Nuk kam frikë për të rinjtë dhe mund t’i aktivizoj nga minuta e parë. Por nuk mund të luajnë të gjithë. Do t’ua jap mundësinë, por duhet të punojnë”.

I penduar– “Nuk jam penduar që erdha te Barcelona. Është një situatë e vështirë për mua, për tifozët dhe klubin. Na mungojnë shumë gjëra. Të gjithë duan më të mirën, por unë e dija situatën që kur erdha. Nuk e prisja kaq keq në aspektin ekonomik. Por luftoj dhe dua të qëndroj gjatë këtu për të fituar trofe”.