Shfryn Messi: Kemi 3 ditë në Brazil, pse e ndërprenë sapo filloi ndeshja?

Ndeshja më e madhe e Amerikës Latine, përballja Brazil-Argjentinë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022, u ndërpre në mënyrë të papritur pas vetëm 7 minutave lojë nga autoritet federale të shëndetësisë braziliane.

Diçka e paparë në fushat e blerta. Me pretekstin se lojtarët argjentinas që luajnë në Premier League, duhet të bënin 14 ditë karantinë në Brazil, për shkak të rregullave të shtetit brazilian në lidhje me pandeminë Covid 19, autoritetet shëndetësore u munduan të largonin nga fusha e blertë portierin Emiliano Martinez, mesfushorin Lo Celso, mbrojtësin Romero dhe Buendia. Tre të parët ishin titullarë, ndërsa i katërti në pankinë.

Të shumta kanë qënë reagimet për këtë episode të paprecedentë, mes tyre reaguar edhe ylli i skuadrës argjentinasë Lionel Messi: “Dëgjomëni. Kemi 3 ditë që ndodhemi në Brazil dhe këta pritën sa të fillonte ndeshja që të na thonin se nuk mund të luanim?”.

Akoma nuk është marrë një vendim zyrtar për këtë takim, por është e qartë që Brazili rrezikon shumë.  /Oversport.tv